Video

Muay Thai/kapje spektakolare, gjyqtari hero i shpëtoi jetën Neymarit (pamjet)

Një goditje e fuqishme më bërryl e So Sovanrathana hodhi KO Neymar Paeminburee në një ndeshje Muay Thai të zhvilluar në Bangkok (Tajlandë). Gjyqtari Sittachi Ineiad, i cili e kuptoi shumë shpejt se Neymar (mbante emrin e sulmuesit të famshëm brazilian) kishte humbur ndjenjat dhe mund të dëmtohej edhe më shumë gjatë përplasjes me dyshemenë e ringut, e kapi luftëtarin në ajër me një zgjatje të dorës, duke amortizuar përplasjen dhe shmangur një dëm më të rëndë.

Pamjet e këtij momenti kanë bërë xhiron e botës me So Sovanrathana që konsiderohet hero.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency