Muça: Ndjesi e veçantë të fitosh dy tituj, unë jam kapiteni i tifozëve
Gentian Muça ka thënë sot se zyrtarisht nuk ka qenë asnjëherë kapiten i Tiranës, por theksoi se ai gjithmonë ka qenë kapiteni i tifozëve.
Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, mbrojtësi theksoi se medaljen e marrë sot do ia dhurojë djalit të vogël, ndërsa u shpreh i lumtur që brenda tre viteve fiton titullin e dytë kampion me Tiranën.
Titulli: “Jam shumë i gëzuar është ndjesi shumë e veçantë edhe pse u bë e dyta në këto tre vite.”
Kapiten: “Zyrtarisht kurrë nuk kam qenë kapiten i Tiranës, por tifozët e Tiranës me kanë dashur gjithmonë kapiten, e ardhmja kismet.”
Medaljen kujt do ia japësh? “Elhami e ka marrë parvjet medalje, kjo i takon Ikramit.”



