Muçi titullar, debuton në Europë edhe Çelhaka, Legia mposhtet nga Leicesteri
Dy shqiptarë në fushë për Legian e Varshavës përballë Leicester City-t në Europa League, sfidë që i përket Grupit C. Ernest Muçi në rolin e titullarit, ndërsa Jurgen Çelhaka (debutoi në Europë) u aktivizua në minutë e 71-të, me sfidën në njëfarë të mbyllur. “Dhelprat” fituan 3-1, rezultat që u shënua që në pjesën e parë, falë golave të Dakas, Madisson dhe Ndidi, ndërsa për skuadrën polale shënoi për rezultatin e përkohshëm 2-1 Mlladenovic. 10 minuta para këtij finalizimi, Emreli i Legias humbi 11-metërsh.
Skuadra e Muçit dhe Çelhakës rrëshqet në vendin e fundit me 6 pikë, por nëse fiton ndaj Spartakut të Moskës (fitoi një ditë më parë me Napolin) në takimin e fundit në grup, e ka të sigurt kualifikimin.
Skuadra e Monacos, falë suksesit 2-1 ndaj Real Sociedadit, siguroi kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin B, ku në sfidën tjetër PSV Eindhoveni fitoi 2-0 me Sturm Gtraz.
Një gol i shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Soares në përballjen me Fenerbahcen i dha kualifikimin Olimpiakosit si e dyta e Grupit D. Siguroi gjithashtu kualifikimit Glasgow Ranger falë fitores 2-0 me Spartën e Pragës.
Rezultatet:
Brondby – Lyon 1-3
Eintracht Frankfurt – Antwerp 1-1
Leicester – Legia 3-1
Monaco – Real Sociedad 2-1
Olympiacos Piraeus – Fenerbahce 1-0
PSV – Sturm Graz 2-0
Rangers – Sparta Prague 2-0



