MotoGP

Mugello, “pole” i Valentino Rossit, “Doktori” thyen edhe rekordin e pistës

Valentino Rossi thyen rekordin e pistës së Mugellos në kualifikueset e Çmimit të Madh të Italisë. Doktori shfaqi një formë të jashtëzakonshme duke e përshkuar pistën me motorin e tij Yamaha për kohën 1 minuta 46 sekonda e 208 të mijtat. Por të gjithë pilotët e mëdhenj “fluturuan” në Mugello duke thyer njëri pas tjetrit kohët e regjistuara në këtë pistë. Kohën e dytë më të mirë e regjistroi Lorenzo me 3 të qindat më i ngadaltë se Rossi, më pas renditen Vinales dhe Iannone. Më tej vijnë me radhë Petrucci, Marquez, Dovizioso, Crutchlow, Zarco dhe Rins.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency