Muller i bindur: Nuk e kuptoj pse diskutohet, Lewandowski meriton “Topin e Artë”
Nesër shpallet fituesi i “Topit të Artë”, teksa tifozët e lojës më të bukur në planet po presin me padurim “mbretin” e ri. Robert Lewandowski është një nga favoritët kryesorë.
Thomas Muller nuk ka dilema në lidhje me fituesin në prononcimin e dhënë për Sky Sport. Sulmuesi gjerman kujton edhe sezonin e kaluar, me bomberin polak që shkëlqeu, por prej pandemisë u vendos të mos akordohej çmimi prestigjioz.
“Nuk e kuptoj pse duhet diskutuar kjo temë. Lewandowski meriton të fitojë Topin e Artë, pikë. Nuk e meriton askush më shumë se ai.
Në Spanjë thonë që edhe Benzema ka bërë mirë, por Lewandowski ka fituar gjithçka me ne te Bayerni.
Ai do e kishte fituar vjet këtë çmim, e meritonte. Mos të harrojmë që sezonin e kaluar vendosi një rekord golash në Bundesligë”, deklaroi Muller në lidhje me kolegun e tij në repartit ofensiv të ekipit bavarez.



