Futboll

Mund t’i befasojë të gjithë, Carlos Teves gati t’i rikthehet futbollit

Carlos Teves, 38 vjeç, u largua nga Boca Juniors me idenë se do të varte këpucët në gozhdë, por nuk do të ndodhë kështu. Përfaqësuesi i tij ligjor shpjegon se shumë klube janë të interesuara sulmuesin argjentinas, kështu që është shumë pranë rikthimit në fushën e gjelbër:

“Na kanë thirrur klube nga të gjitha anët, por janë skuadra që e dinë se Carlos nuk do t’u bashkohet. Ai po kërkon një përzierje mes sportit dhe cilësisë së jetës. Duhet të jetë një vendim familjar, pasi e gjitha familja e tij është vendosur në Argjentinë. Bisedimet me një klub janë të avancuara. Carlos dëshiron ta mbyllë karrierën ashtu siç e meriton.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency