Premier League

Mundësia për tu shkëputur, Liverpoolit i ndalohen gabimet ndaj Leicester!

Një mundësi që nuk duhet shpërdoruar për asnjë arsye. Liverpooli ka sot shansin ideal për të vendosur njërën dorë te titulli kampion në Premier League një trofe që i mungon prej plot 29 vitesh. Humbja e Manchester City ndaj Neëcastle në javën e 24-t të kampionatit ka bërë të ëndërrojnë para kohe tifozët e Liverpoolit, pasi nëse fiton sot në mbrëmjen në Anfield Road ndaj Leicester City, skuadra e Jurgen Klopp do ta thellojë në +7 avantazhin ndaj Citiziens. Avantazh që Liverpooli do të përpiqet ta menaxhojë në 14 javët e fundit për të rikthyer lavdinë në Anfield. Joe Gomez, James Milner Oxalde-Chamberlain janë mungesat e sigurta të The Reds në këtë sfidë. Liverpooli ka fituar 4 sfidat e fundit ndaj Leicester në Premier League dhe dhelprat në këto vitet e fundit kanë qenë kryesisht një kundërshtar i kalueshëm për The Reds. Me treshen Mane-Salah-Firmino Liverpooli do të tentojë sot fitoren e pestë radhazi ndaj Leicester në kampionat për të hedhur një hap të sigurtë drejt titullit kampion. Pa Kane dhe Delle Allin por me disa rikthime të rëndësishme Tottenham do të tentojë të blindojë vendin e 3-të me një fitore sot ndaj Watford ndërkohë që një ndeshje më të vështirë në letër ka Chelsea që luan në transfertë ndaj Bournemouth.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency