Mundësia që priste prej kohësh, trajneri i Torinos: Berisha titullar nesër
Etrit Berisha do të luajë nesër takimin e parë sezonal në Serie A. Kapiteni i kombëtares shqiptare u huazua nga Spal te Torino verën e kaluar, por deri tani ka luajtur vetëm një takim të plotë në Kupën e Italisë.
Portieri i parë, Vanja Milinkovic-Savic ka pësuar një dëmtim në dorën e majtë gjatë javës, dhe nuk ia ka dalë të rikuperohet për sfidën e së dielës ndaj Bolognas në transfertë.
“Nesër do të luajë Berisha titullar”, deklaroi Ivan Juric, trajneri kroat i Torinos. Një mundësi shumë e mirë kjo për 32-vjeçarin nga Prishtina, i cili është gati të zbresë si titullar mes shtyllave për Torinon.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



