Kategoria Superiore

Mungesa e stadiumeve kthehet në shqetësim për kampionatin

Stadiumet dhe terrenet po shndërrohen në një problem serioz për disa prej klubeve të Superiores, një situatë në të cilën kampionati është përfshirë shpesh. Fusha sportive “Redi Maloku” në Fushë-Krujë ditët e fundit është kthyer në destinacionin kryesor për zhvillimin e ndeshjeve. Fusha është amortizuar dhe sërish në “Redi Maloku” do të luhen edhe tre takime në 5 ditë, çka bën që terreni të rëndohet akoma edhe më shumë.

Më konkretisht, Kastrioti-Partizani, Iliria-Vllaznia, ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Parë, dhe të dielën Kastrioti-Kamza, të gjitha këto sfida që do të luhen pikërisht në Fushë-Krujë. Fusha ka tre javë me probleme, që nga ndeshja Kastrioti-Kukësi, ndërkohë që 10 ditë më vonë aty u luajt edhe Ilira-Dinamo, si dhe Kastrioti-Luftëtari, takime të zhvilluara brenda dy ditëve. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, brenda 12 ditësh në fushën sportive “Redi Maloku” janë luajtur 5 ndeshje.

Janë disa skuadra të Superiores që ndeshjet nuk i luajnë në stadiumet e tyre, siç është rasti i Teutës, pasi në “Niko Dovana” po mbillet bari, stadiumi i Kukësit është në proces rindërtimi, e njëjta situatë vlen edhe Kastriotin. Laçi nuk do ta luaj ndeshjen kundër Skënderbeut, sërish për shkak të fushës, teksa ndeshja për shkak se nuk ka një stadium për t’u luajtur, është shtyre për një datë të pacaktuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency