Serie A

Mungon Perotti, supersticiozët e Romës “fërkojnë duart”

Mungesa e Diego Perottit në “San Siro” ndaj Interit e ka shqetësuar jo pak trajnerin e Romës Eusebio Di Francesco, që gjithmonë ka patur besim te lojtari argjentinas. Por nëse u referohesh disa statistikave të veçanta të dy viteve të fundit, mosprania e Perottit shihet me sy pozitiv nga supersticiozët.
Në 9 ndeshje të Serisë A pa Perottin në dispozicion, verdhekuqtë kanë marrë gjithmonë maksimumin e pikëve.
Mungesa sigurisht mbetet shumë e rëndësishme për Di Francescon, por numrat mund të injektojnë besim në aspektin psikologjik në prag të ndeshjes më të rëndësishme të javës në Serinë A.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency