Munishi dha dorëheqjen, Feronikeli kërkon trajner
Eksperienca e Ismet Munishit në krye të Feronikelit zgjati vetën tre muaj. 43-vjeçari dha dorëheqjen pas barazimit 0-0 me Vllazninë e Pozheranit. Mosarritja e objektivave, që ia kishte vënë vetes, ishte arsyeja e këtij vendimi të papritur të Munishit. Dorëheqja i është paraqitur presidentit Naser Rama. Klubi menjëherë ka nisur kontaktet për të gjetur pasuesin e Munishit. Ndihmëstrajneri Faruk Elshani do ta drejtojë skuadrën deri në momentin që të zyrtarizohet trajneri i ri.
Nën drejtimin e Munishit Feronikeli, aktualisht në vendin e katërt, zhvilloi vetëm 6 ndeshje, duke marrë tri fitore, dy humbje dhe një barazim.



