Merkato

Muntari rifillon nga Spanja, shok skuadre me Manaj!

Aventurë e re për Sulley Muntarin. Ish mesfushori i Interit dhe Milanit i cili do të mbahet mend gjithmonë për atë gol të rregullt që iu anullua në sfidën Milan-Juventus që do të kishte vendosur titullin në sezonin 2011-2012, është transferuar në Spanjë. Muntari do të jetë shok skuadre me futbollistin e kombëtares shqiptare, Rey Manaj pasi ka firmosur një kontratë 6 mujore me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit me Albaceten në Segunda Division. Edhe sezonin e kaluar Muntari luajti në Spanjë me Deportivo La Corunan në gjysmën e dytë të sezonit por 34-vjeçari nuk arriti të evitonte dot rënien e galicianëve nga La Liga, ndërsa tashmë mesfushori ganez i cili në gjysmën e parë të sezonit ka qenë pa skuadër do të provojë të ngjisë Albaceten në Primera me eksperiencën e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency