Murati: Nuk ka ndeshje të lehta, sot duhet fituar me zgjuarsi
Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Edvin Murati është mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” për të ndjekur sfidën mes Shqipërisë dhe Andorrës, ndërsa para tyakimit gjeti kohë për një intervistë të shkurtër për “Kuqezi” në Supersport.
Keni ardhur për të parë ndeshjen me Andorrën, apo për të përgatitur ndeshjen me Francën?
Kam ardhur për të bërë skauting për Francën (Qesh). Meqë ishin të dy ndeshjet në pak ditë, vendosa t’i ndjek të dyja nga afër dhe jam sot këtu, ashtu si do jem edhe më 17 ndaj Francës.
Sa e vështirë është kjo ndeshje për Shqipërinë?
Në futbollin e sotëm nuk ka më ndeshje të lehta, pasi Andorra e tregoi edhe në Turqi që mund të hapë punë. Turqit filluan të tremben dhe fituan vetëm në minutat e fundit, ndaj djemtë sot duhet të tregohen të zgjuar për të fituar, por edhe për të ruajtur energjitë për ndeshjen me Francën.



