Muri i verdhë është shumë i zhurmshëm, Werner nuk shkon në Dortmund
Ai është lojtari më i mirë i Lepizig në repartin e avancuar ndërsa shikohet si e ardhmja e sulmit të kombëtares gjermane. Bëhet fjalë për sulmuesin Timo Werner.Por edhe pse është njeriu tek i cili varen shpresat e Leipzigut në sulm, skuadra gjermane ka vendosur të mos e grumbullojë lojtarin për ndeshjen e rradhës në kampionat ndaj Borussias së Dortmundit. Arsyeja është vërtertë e çuditshme, Werner për momentin ka probleme me dëgjimin dhe po kurohet për këtë gjë.
21-vjeçari është në formë të shkëlqyer fizike por lënia e tij jashtë nga sfida me verdhezinjtë ka bëjë me faktin se tifozët e Dormtundit krijojnë një atmosferë shumë të zhurmshe në stadium që mund ti krijojë probleme të tjera me dëgjimin Werner-it. Muri i verdhë që krijojnë tifozët verdhezinj dhe spektakli që ata dhurojnë në ndeshjet e Borussias është arsyeja e vetme që Werner nuk do të luajë në Signal Iduna Park. Werner rreth një muaj më parë kërkoi të zëvendësohej në minutën e 30-të të sfidës ndaj Besiktas në Champions League pikërsht se kishte probleme me veshët, pasi tifozët turq ishin shumë të zhurmshëm.



