Merkato

Muriqi i pakënaqur te Lazio, zbulohet lëvizja e radhës

Aventura e Vedat Muriqit te Lazio, ku u transferua në verën e 2020-ës, nuk po shkon aspak mirë, pasi sulmuesi i Kosovës ka mbetur shpesh në pankinë dhe ka arritur të shënojë vetëm dy gola në 42 ndeshje.

As vetë futbollisti i Kosovës nuk duket i kënaqur me ecurinë e eksperiencës së tij te bardhekaltrit, ndaj si♪5 raportojnë mediat turke, po shtyn për një rikthim në janar te Fenerbahce, klub ku shkëlqeu para se të transferohej në Serinë A.

Fenerbahce e kërkoi sulmuesin edhe këtë verë, por Sarri vendosi t’i japë një shans, të cilin deri tani Muriqi nuk po e shfrytëzon dot dhe do të kërkojë transferimin në Turqi, për të luajtur rregullisht e për t’u rikthyer në nivelet e tij më të mira.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency