Kosovë

Muriqi: Ja ku çaluam sonte, tashmë duhet të shikojmë përpara

Sipas Vedat Muriqit ekipi i Kosovës nuk krijoi aspak aksione apo raste të pastrat ndaj Greqisë, ndaj edhe humbi mbrëmjen e sotme.

Sulmuesi tha për “Super Sport” se tashmë ndeshja më e rëndësishme është ajo me Irlandën, pasi nuk mund ta kthejnë kohën pas dhe kjo me Greqinë iku.

Muriqi shtoi ndër të tjera se Kosova ka një grup të mirë, por duhet të punojë për ndeshjen e radhës dhe të lërë pas këtë humbje.

Çfarë nuk funksionoi sot? “Kemi çaluar që të krijojmë aksione e raste siç jemi mësuar. Sot kemi dështuar totalisht. Dhe ata mund të them që me një gjysmë askioni na shënuan. Kishim kohë, por nuk arritëm të krijonim raste 100% për gol. Por nuk kemi kohë kemi ndeshjen tjetër afër dhe pasi humbëm këtë ndeshje tani duhet të fitojmë atë me Irlandën.”

Edhe për Greqinë thatë që ishte ndeshje e rëndësishme, ndërsa tani thoni për Irlandën: “Jemi duke luajtur një sport që nuk i dihet. Çdokush vjen për fitore, po ashtu edhe ne. Kemi një grup të mirë, por ndonjëherë nuk jemi në formë apo në momentin e duhur në vendin e duhur. Kjo ishte një ndeshje e rëndësishme, por nuk mund ta kthejmë kohën pas e duhet të shikojmë ndeshjen e radhës.”

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency