Premier League

“Mushkëritë e Nunez po shpërthenin”, Klopp: Ia morëm shpirtin me ato topa

Liverpool luajti keq në miqësoren ndaj Manchester United. “The Reds” u mposhtën 4-0 në takimin ku debutoi Darwin Nunez, për të cilin u shpenzuan 80 milionë euro + 20 në formë bonusesh për ta marrë nga Benfica.

Sulmuesi uruguaian ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me nënkampionët e Anglisë dhe Europës, teksa Jurgen Klopp komentoi cilësitë e tij në prononcimin pas humbjes me “Djajtë e Kuq”.

Darwin është një numër 9 që mund të luajë edhe në krah. Shokët e skuadrës e kërkonin pavarësisht se nuk ishte stërvitur shumë me ne. Mendoj se pas sprintit të tretë, mushkëritë e tij ishin gati të shpërthenin.

Ne gati e vramë me ato topa, por ai hyri mirë në lojë dhe shokët po tentonin t’ia pasonin topin. Kjo është padyshim një nga pikat e tij më të forta.

Profili i tij është ai i një numri 9 të pastër, kështu që është diçka e bukur që e kemi në ekipin tonë. Darwin do t’i japë Liverpoolit shpejtësi, agresivitet dhe aftësi për të kontrolluar topin”, deklaroi trajneri gjerman.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency