Kategoria Superiore

Musolli: Sezon me shumë dëmtime, Kukësi shtëpia ime

Në krah të trajnerit Ernest Gjoka, në konferencën për shtyp të Kukësit u shfaq mesfushori Besar Musolli, që në këtë fund sezoni po jep kontributin e tij, pas rikthimit nga një dëmtim i rëndë.

“Nuk mbaj mend sa jam te Kukësi të kemi patur kaq shumë probleme me dëmtimet. Në fillim të vitit ishim në rregull, por më pas ishin të papritura shumë dëmtime. Kupa? Shpresoj ta fitoj sërish, e kam fituar edhe më parë.”

Musolli nuk e fsheh dëshirën për të qëndruar te Kukësi, duke e kaluar topin, në njëfarë mënyrë, në fushën e Gjicit.

“Po mendojmë ta mbyllim sezonin me sukses. Unë dua të qëndroj, Kukësi është shtëpia ime, por nuk i dihet të ardhmes.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency