Kategoria Superiore

Musta kthehet në çështje te Partizani, drejtuesit kërkojnë largimin e tij

Te Partizani ka një çështje “Musta”. Drejtuesit e klubit të kuq nuk janë të kënaqur me paraqitjet e anësorit dhe nuk e kanë në planet e tyre për vazhdimësinë e edicionit. Sipas asaj që mëson SuperSport, drejtuesit kanë kërkuar që të shkëputet me konsensus kontratën, megjithatë diçka e tillë nuk është arritur dhe bordi i klubit i ka kërkuar Mustës që të bashkohet me skuadrën e 21-vjeçarëve.

29-vjeçari është lojtari me më shumë minuta tek skuadra e kuqe, teksa ka luajtur 15 ndeshje si titullar dhe vetëm në një prej tyre është zëvendësuar. Mbrojtësi i majtë ka shënuar dhe dy gola këtë sezon, por në bilancin e drejtuesve, paraqitjet e tij nuk kanë qenë në pritshmëritë e tyre, duke kërkuar që të gjendet një mundësi për të ndërprerë kontratën.

Musta është një lojtar me shumë eksperiencë, i cili ka luajtur me shumë skuadra në elitën e futbollit shqiptar, teksa ka qenë pjesë e Elbasanit, Shkumbinit, Teutës, Flamurtarit, Kukësit dhe Laçit. Mbetet për tu parë nëse në ditët e ardhshme, do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje të krijuar në klubin e kuq. Partizani pas 16 javësh ndodhet në vendin e pestë me 18 pikë, 15 më pak se kryesuesit e Tiranës.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency