Lajme

Mustafa Serdar Basaran, përgatitësi atletik i Llapit

Skuadra e Llapit në IPKO Superligën e Kosovës ka afruar një përgatitës attetik Turqia, më konkretisht Mustafa Serdar Basaran, i cili ka CV të pasur, pasi ka qenë në shumë klube të mëdha në Turqi.

Ai i është bashkuar menjëherë skuadrës në Durrës dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Llapit të jenë fizikisht të përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit. Basaran do të jetë pjesë e Llapit për një periudhë 6-mujore.

41-vjeçari në karrierën e tij ka punuar në klube me emër në Turqi. Ai në edicionin e fundit ka qenë pjesë e NK Çelik në Bosnjë Hercegovinë, pastaj tek Instanbulspori dhe Adanaspori në Superligën turke, Adanademirspor FK, Denizlispor FK dhe në Kombëtaren e Turqisë gjatë fazës përgatitore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency