Premier League

Mustafi: E ardhmja? Jam i lumtur tek Arsenali

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, foli për mediat gjermane sa i përket të ardhmen së tij, pasi kohët e fundit vazhdimësia te “Topçinjtë” është vënë në pikëpyetje. 26-vjeçari deklaroi se ka pasur një sezon jo të lehtë, me uljet-ngritjet e veta, por theksoi se është paraqitur mirë në ndeshjet e fundit. Mustafi shtoi më tej se nuk dëshiron të largohet nga Londra dhe se është krenar që vesh fanellën e Arsenalit.
“Unë luaj aty ku ndihen i lumtur dhe tek Arsenali jam i tillë. Kritikat? Unë jam kritiku më i madh i vetes, por shumë njerëzve u pëlqen të flasin vetëm për gjëra negative.”
Mustafi shtoi se nuk u kushton vëmendje gjërave që shkruhen për të, por është i përqendruar që të japë më të mirën për “Topçinjtë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency