Mustedanagiç: Kroacia dhe Spanja superfuqi, por do tentojmë kualifikimin
Shqipëria e 17-vjecarve është gati për të nisur raundin paraeleminator, me një objektiv të qartë, të përsërisë suksesin e vitit 2014 dhe të sigurojë kualifikimin për në Elite Round. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin 2 kualifikues bashkë me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin. Eventi do të startojë më 19 Tetor dhe në takimin e tyre të parë kuqezinjtë 17-vjecarë do të sfidojnë një kundërshtar të fortë sic është Kroacia. Në daljen e tij përpara mediave, numri një i stolit , Xhemal Mustedanagiç e nisi me një lajm jo të mirë. Mesfushori Andi Koshi ka braktisur skuadrën për shkak të një dëmtimi, por sidoqoftë tekniku boshnjak është optimist dhe besimplotë që kuqezinjtë do t’ia dalin të surprizojnë.
“E kemi filluar me një lojtar të dëmtuar Koshin. Kemi bërë cështe e mundur për ta riaftësuar, por nuk ia dolëm dot. Shpresojmë që të jetë i gatshëm për takimet e ardhshme. E kemi nisur keq por do ta përfundojmë mirë. Jam gjithmon optimist, pavarësisht situatës. Unë besoj tek kjo skuadër dhe tek lojtarët që kam në dispozicion. Nqs flasim për grupin tonë, Kroacia është favorite më pas vjen Spanja, bëhet fjalë dy ekipet më të forta në Europë, por nuk u trembemi dhe do të tentojmë të kualifikohemi në Elite Round. ”
Me një karrierë të gjatë drejtuse, Mustedanagiç ka punuar edhe në Kroaci dhe ky mund të jetë një avantazh për kuqezinjtë në ndeshjen e parë. Trajneri boshnjak kërkon t’i bëjë një surprizë të hidhur skuadrës rivale. I vetëdijshëm për forcën që ka kundërshtari, tekniku beson fort se asgjë nuk është e pamundur.
“Ndaj Kroacisë do ta kemi të vështirë. Shumë prej futbollistëve që janë pjesë e kësaj kombëtareje kanë vite që luajnë me njëri tjetrin. Ne do të mundohemi ti marrim pikë njerit mes dy favoritëve. Nqs do ti marrim pikë Spanjës ose Kroacisë, këtë nuk e di, por do të ishte një surprizë e madhe. Kemi dëshirën e madhe për të fituar. Në ekipet kombëtare ndodhin rezultatet e papritura. Ne kemi strategjinë tonë dhe besojmë se do të bëjmë dicka. Cdo lojtar i yni do të japë maksimumin në fushë. Dëshirojmë të dalim të fituar ndaj çdo kundërshtari. Une do të hedh në fushë një skuadër të orientuar drejt sulmit. Jemi stërvitur kemi përgatitur disa skema për mënyrën se si do të dalim përpara. Mbrojtje të fortë dhe të përgjegjshme. Sepse një mbrojtje e fortë është një sulm i fortë.”
Nuk arrin dot ta shpjegojë, Mustedanagiç se përse në takimet e kombëtares së moshave, nuk ka interes të madh nga ana e publikut. Ai bën një thirrje publike, që tifozët të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit dhe të mbështesin skuadrën në këtë aventurë.
“Nuk e kuptoj pse nuk ka interes për takimet e moshave. Kërkoj që tifozët të jenë sa më të shumtë në numër dhe të japim mbështetjen e tyre maksimale. Mendoj dhe besoj që nuk do ti zhgënjejmë, prandaj të vinë dhe të na mbështesin.”
iTakimi i Shqipëri-Kroaci do të zhvillohet më datë 19 tetor, në orën 14:00, në stadiumin Selman Stërmasi



