Myrto Uzuni: Kjo është Shqipëria që duam, t’i shfrytëzojmë më mirë rastet
“Për mua ishte ndeshje speciale, sepse ndeshesha me lojtarë me të cilët stërvitem çdo ditë. Kjo ishte Shqipëria që duam. Kjo fitore na ngre shumë në renditje, duhet të japim më shumë dhe të djersitim më shumë për këtë fanellë. Jam në formën time më të mirë, po shënoj në Champions League, statistikat flasin vetë. Unë luaj atëherë kur më thotë trajneri.
Ne kishim rastet tona, duhet të punojmë më shumë, besoj se golat nuk do të na mungojnë, duhet t’i shfrytëzojmë më shumë rastet.”



