Bundesliga

Nagelsmann i lodhur, te Bayerni po shihen shenjat e një stuhie

Jo gjithçka që shkëlqen te Bayerni është flori. Kështu shkruan gazeta gjermane “Bild”, duke iu referuar ngjarjeve të fundit në klubin bavarez. Ish-trajneri i Bayernit, Hansi Flick, kishte përplasje me drejtuesit e klubit, të cilët vendosën për afrimet dhe largimet dhe duket se kjo situatë po lodh edhe Julian Nagelsmannin.

Në janar nuk ka pasur lëvizje, ndërsa në verë do të humbasë lojtarë kyç si Süle dhe Tolisso. Në zyrat e Bayernit po fryjnë erëra të forta e tashmë mbetet për t’u parë nëse do të shndërrohen në një stuhi si ajo që ndodhi me Flick.

Përveç kësaj, Salihamidzic duhet të përballet me zëra autoritarë që vijnë nga jashtë, si Lothar Mathäus. “Sigurisht që Lothar ka diçka për të thënë, është një ekspert, por mua nuk më intereson. Nuk më intereson çfarë thotë ai. Ne jemi çdo ditë me lojtarët tanë, ne flasim me ta. Se çfarë thotë ai, nuk ka rëndësi për mua”, – tha drejtori sportiv për ndërhyrjet televizive të ish-mesfushorit legjendar, tashmë në rolin e analistit.

Përgjigja ishte e menjëhershme nga Lothar:

“Është detyra ime të analizoj performancën. Duke parë këto reagime të dhunshme ndaj analizave të mia, mund ta kuptoni që kanë pasur efekt. Kritikat ndaj mbrojtjes i shqetësojnë sepse e di që është e vërteta. Hasani (Salihamidzic) ndjen presionin, pasi është përgjegjës për krijimin e kësaj skuadre. Çmimi me të cilin u ble Upamecano nuk përkon me atë që po jep në fushë. Mbrojtja ka një deficit shpejtësie. Është veçanërisht e dukshme kur mungon Davies. Salihamidzic nuk dëshiron vetëm të mbrojë lojtarët, ai kërkon të mbrojë veten sepse është ai që i kryen transfertat dhe këtë e kuptoj”, – ka përfunduar Mathaus.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency