Nagelsmann shtyn drejtuesit e Bayernit për të rinovuar me Lewandowskin
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, është pyetur në një konferencë për shtyp të fundit për situatën kontraktuale të tre lojtarëve të tij më të rëndësishëm. Kontratat e Müllerit, Neuerit dhe Lewandowskit përfundojnë në vitin 2023. Asnjëri nga të tre nuk ka rinovuar. Veçanërisht situata e polakut është bërë e turbullt. Nagelsmann ka qenë i qartë dhe e lë topin drejtuesve të klubit.
“Nuk është si më parë, kur lojtarët nënshkruan shpejt. Janë procese më të gjata. Nuk është aq e lehtë sa mund të besoni. Sigurisht, është e rëndësishme për ne të zgjerojmë organikën me lojtarë. Unë do të doja të zgjatej kontrata e Lewandowskit. Edhe ai e di këtë. Unë e di se si funksionon industria e futbollit dhe se në një moment do të fillojnë thashethemet”, – deklaroi Nagelsmann. Tani mbetet që Kahn dhe Bayerni të thërrasin menaxherin e polakut për të shtrënguar duart më në fund.



