Serie A

Napoli dorëzohet për Koulibaly, gati ta zëvendësojë me një korean

Te Napoli duket se janë dorëzuar për Khalidou Koulibaly. Qendërmbrojtësi senegalez ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim dhe presidenti De Laurentiis po merr në konsideratë ofertat për shitjen e tij këtë verë, në mënyrë që të mos e humbë me parametra zero një vit më vonë, kur i skadon edhe kontrata.

Ndërkohë, mediat pranë klubit të kaltër bëjnë me dije se napolitanët kanë gjetur tashëm edhe pasuesin e Kouylibaly, që është koreano-jugori Kim Min-Jae, i cili sapo ka mbyllur një sezon mjaft pozitiv me turqit e Fenerbahces.

Napolitanët kanë vendosur kontaktet si me klubin turk, ashtu edhe me menaxherët e koreano-jugorit, teksa operacioni për transferimin e tij në Napoli, mund të kushtojë deri në 15 milionë euro në total.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency