Serie A

Napoli ‘fluturon’ me Mertens, Verona befason Fioren

Ka zgjatur vetëm disa orë kryesimi i Juventusit, pasi Napoli është rikthyer në vendin e parë, pas fitores 3-1 ndaj Bolognës, në ‘San Paolo’.
Skuadra e Sarrit vijon ecurinë tejet pozitive dhe pasditen e sotme tregoi se është me meritë në krye të tabelës së klasifikimit.

Ndonëse miqtë gjetën avantazhin që në minutën e parë me anë të Rodrigo Palacios, Napoli riktheu baraspeshën shumë shpejt, pas autogolit të Mbaye dhe në minutën e 37’, Mertens solli avantazhin pas ekzekutimit të një 11-metërshi. Në pjesën e dytë ishte sërish belgu që shënoi një gol fantastik nga distanca dhe bëri që në minutat e mbetura, napolitanët të administronin qetësisht lojën.

Surpriza e mesditës në Serinë A ishte humbja e befasishme e Fiorentinës, 1-4 ndaj Veronës, në shtëpinë e vet, “Artemio Franchi”. Miqtë shënuan nga 2 gola në çdo pjesë, duke befasuar skuadrën e Piolit, ndërsa për vendasit ishte Gil Dias që shënoi emrin në listën e golshënuesve.

Torino e Mazzarrit shënoi një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Beneventos së vendit të fundit, që për më tepër luaji me 10 futbollistë për shumë minuta. Granatat I shënuan të 3 golat në pjesën e parë, ndërsa titullarë për Beneventon ishin edhe 2 futbollistët e kombëtares shqiptare, Memushaj dhe Gjimshiti.

Arlinda Ajeti nuk po preferohet më si titullar nga trajneri Zenga, ndërsa Crotone nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Cagliarit, që gjithsesi e mban skuadrën jashtë zonës së ftohtë. Në ndeshjen tjetër, Genoa u dorëzua në shtëpi përballë Udineses, ku humbi me rezultatin minimal 0-1.

Interi është për “turp”, nuk fiton as ndaj Spalit

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency