Merkato

Napoli “fut një mik special” për të bindur Navas të transferohet në Itali

Mungon vetëm një portier për ta quajtur merkaton të mbyllur dhe te Napoli kanë piketuar kostarikanin e PSG-së, Keilor Navas, i cili gjithsesi nuk është bindur ende për të pranuar transferimin në kampionatin italian.

Për të marrë sa më shpejt Navas, drejtuesit e Napolit kanë vendosur të “fusin mik” Ezequel Lavezzin, ish sulmuesi i napolitanëve dhe PSG-së, i cili ka qenë në qendrën stërvitore të francezëve për të folur personalisht me gardianin.

Sipas mediave franceze, Lavezzi i ka shpjeguar Navasit atmosferën në qytet dhe afeksionin që do të mund të përjetojë nga tifozeria, teksa tani i takon portierit kostarikan që të vendosë nëse do të pranojë transferimin apo jo.

Navas ka humbur betejën me Donnarummën për portën e PSG-së dhe do të dëshironte një tjetër klub ku të luajë rregullisht, teksa për momentin vetëm Napoli është gati ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency