Napoli “harron” Brojën, tenton sulmuesin që po shkëlqen në Serie A
Emri i Armando Brojës është lidhur me Napolin, por klubi italian po studion edhe alternativa të tjera për repartin e sulmit përveç talentit shqiptar.
Një nga emrat që pëlqen shumë presidenti De Laurentiis është Giovanni Simeone, i cili po zhvillon një sezon fantastik me Hellas Verona (në huazim nga Cagliari).
16 gola dhe 6 asiste në Serie A për 26-vjeçarin argjentinas, me Hellas Verona që do t’i paguajë Cagliarit 12 milionë euro për kartonin e tij.
Por, Simeone, djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, mund të përfundojë te Napoli, që po ushtron “presion” për blerjen e tij.

VERONA, ITALY – OCTOBER 24: Giovanni Simeone of Hellas Verona celebrates after scoring his team’s third goal during the Serie A match between Hellas and SS Lazio at Stadio Marcantonio Bentegodi on October 24, 2021 in Verona, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)



