Serie A

Napoli-Inter në “San Paolo”, luhet për kreun

Gjithçka është gati në stadiumin San Paolo për të pritur sfidën, Napoli-Inter, në duelin që ndoshta mund të përcaktojë në fatet e dy skuadrave në garën për titullin kampion. Starti i kampionatit për të dy ekipet është më shumë sesa mbresëlenës, madje duke surprizuar jo pak opinionin e gjërë sportiv. Do të jetë përballja mes Napolit kryesues dhe Interit të vendit të dytë. Momentalisht distanca mes tyre është vetëm 2 pikë. Kush fiton do të ketë luksin të jetë i vetëm në krye të tabelës së klasifikimit për të paktën disa javë. Do të jetë një San Paolo i tej mbushur në pritje të këtij dueli interesant dhe emocionues. Me tifozët e Napolit që shpresojnë se ky do të jetë viti i tyre, ndërkohë në kampin  tjetër janë zikaltërit të cilët pas një periudhe të gjatë tranzitore dhe zhgënjimesh shpresojnë që nga ky takim të jenë ata fituesit dhe liderët e klasifikimit.

Ekipi i Sarrit këtë vit e ka nisur me marshin e pestë ku në 8 javë kampionat nuk ka asnjë  humbje, e njëjta statistik vlen edhe rivalin e tyre. Mund të jetë penalizues fakti që të kaltërit vinë në këtë përballje pas një ndeshje të vështirë dhe të lodhshme  në Champions League ndaj Man.City, ku dhe u mposhtën, por për ti ardhur në ndihmë sigurisht që do të jetë publiku i zjarrtë. Ndërkohë zikaltërit kanë luksin e madh të pëgatisin në mënyrën më të mirë këtë ndeshje. Të pashqetësuar nga kompeticionet europiane dhe në qëndër të vëmendjes  është vetëm  kampionati. Inter duket disi më në formë e në këtë sfidë vjen nën entuziasmin e fitores 3-2 në derbin e Madoninës ndaj Milanit. Si Napoli ashtu dhe Interi do të zbresin në fushën e blertë me një mision të qartë dhe të vetëm, fitoren për të vazhduar rrugën e tyre në kampionat  si lider.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency