Serie A

Napoli kërkon të ruajë hapin e Juves, Lazio për suksesin e parë në derbi

Pas një starti mjaft të bukur, duke fituar dy takime me përmbysje, Napoli i Carlo Ancelottit do të udhëtojë sot në Gjenova për t’u përballur me Sampdorian, në orën 20:30.

Të kaltrit do të synojnë suksesin e radhës, për t’i dhënë vazhdimësi atij starti mjaft pozitiv dhe për të ruajtur hapin e rivalit për titull, Juventusit, që dje mori fitoren e tretë, në po kaq ndeshje.

Ancelotti ka të gjithë skuadrën në dispozicion, përveç të dëmtuarit afatgjatë Ghoulam, ndërsa edhe gjendja morale e skuadrës është mjaft e mirë, pasi ka arritur të dalë me 6 pikë të plota në start, ndonëse shorti u kishte rezervuar dy ndeshje mjaft të forta.

Nga ana tjetër, Sampdoria nuk është në kohët e saj më të mira, pasi ka parë t’i largohen disa lojtarë këtë verë, si Zapata e Torreira, ndërsa ata që kanë ardhur për t’i zëvendësuar, nuk është se bindin, të paktën në letër.

Pas shtyrjes së javës së parë për skuadrat e Gjenovës, Sampdoria e nisi kampionatin javën e kaluar në transfertën friuliane ndaj Udineses, të cilën e humbi me rezultatin minimal 1-0, ndaj këtë herë do të kërkojnë pikët e para, ndonëse përballë do të kenë një kundërshtar të frikshëm si Napoli.

Po në mbrëmje, Lazio do të kërkojë fitoren e parë sezonale, teksa do të luajë derbin e vogël të Romës, me Frosinonen. Më herët, në orën 18:00 Fiorentina do të presë Udinesen në shtëpi dhe do të kërkojë një tjetër sukses, për të shkuar në kuotën e 6 pikëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency