Napoli në hall për pasuesin e Pepe Reinas, studion alternativat
Te Napoli gjetja e zëvendësuesit te Pepe Reinas për sezonin e ardhshëm është kthyer në një çështje. Vështirësitë financiare për të arritur te Leno i Bayer Leverkusenit kanë detyruar drejtuesit e klubi të kaltër të rikthejnë interesin për Mattia Perin te Genoas. Për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit, presidenti De Laurentiis duhet t’i paguajë skuadrës së drejtuar nga Davide Ballardini shumën 15-18 milionë uro. Një tjetër alternativë për portën e Napolit mund të jetë edhe Rui Patricio i Sportingut të Lisbonës.



