Napoli ngjitet i treti me poker golash, Crotone mbetet në fund!
Pa Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin që nuk ishin as në stol, Napoli bëri detyrën në transfertën kalabreze ndaj Crotones duke marrë një fitore të thjeshtë me shifrat e thella 0-4, sukses që e ngjiti në vendin e 3-të të Serie A, me pikë të barabarta me Juventusin 20. Përveç fitores nga kjo ndeshje Gattuson e ngroh edhe fakti që shënuan të tre sulmuesit e aktivizuar titullarë, Insigne, Lozano dhe Petagna ndërkohë që gjeti golin edhe mesfushori gjerman Demme. Për tia bërë më të thjeshta gjërat Napolit mendoi edhe mesfushori i Crotones Petriccione që në minutën e 50-të u ndëshkua me karton të kuq.



