Serie A

Napoli nuk i ofron rinovimin, titullari drejt largimit me parametra zero

David Ospina e mbyll me Napolin. Portierit kolumbian i përfundon kontrata në 30 qershor të këtij viti dhe është i lirë të vendosë të ardhmen e tij, teksa menaxheri ka zbuluar se ka pasur oferta të shumta, por nuk kanë vendosur ende.

“Ospina është te Napoli deri në fund të sezonit. Kemi pasur kontakte me klube të ndryshme, pasi kemi favor faktin që Davido do të jetë lojtar i lirë pas 30 qershorit, ndaj do të vendosim me qetësi për të ardhmen”, deklaroi menaxheri i Ospinës.

Gardiano Kolumbian iu bashkua Napolit në verën e 2018-ës nga Arsenali, në një operacion huazimi me të drejtë blerjeje, ndërsa gjatë katër sezoneve, u shndërrua në titullar te “të kaltrit”, të cilët çuditërisht kanë vendosur të mos i ofrojnë rinovimin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency