Napoli, ofertë për Stanislav Lobotka të Celta Vigos
Napoli ka rikthyer vëmendjen nga mesfushori i Celta Vigos, Stanislav Lobotka. Italianët edhe gjatë verës insistuan shumë për sllovakun, por nuk arritën një akord me klubin spanjoll që pretendonte rreth 30 milionë euro për të. Italianët kanë bërë një tjetër ofertë për të transferuar që në janar 24-vjeçarin, duke ofruar 2 milionë euro për huazimin dhe 18 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare të tij, por edhe këtë herë pritet një tjetër “jo” nga ana e drejtuesve të klubit spanjoll. Sipas asaj që raportojnë mediet, Celta Vigo ka kërkuar 5 milionë euro për huazimin dhe 20 milionë të tjera për kartonin e mesfushorit.



