Serie A

Napoli për kreun ndaj Fiorentinës, Gattuso debuton në ‘San Siro’

Pas 1 jave aspak të mirë, Napoli i Sarrit do të presë sot Fiorentinën, në një takim ku fitorja është tashmë një detyrim. Napolitanët humbën kreun e renditjes pas disfatës me Juventusin javën e kaluar, ndërsa të mërkurën përfunduar edhe jashtë Championsit, duke bërë që skuadra të rikthehet me këmbë në tokë, pas entuziazmit të fillim-sezonit. 3 pikët me Fiorentinën, përveç qetësisë në ekip, do t’i rikthenin napolitanët sërish në krye të renditjes së Serisë A, duke përfituar nga barazimi i djeshëm në derbin e Italisë.

Në orën 18:00, ish portieri i Interit dhe kombëtares italiane, Walter Zenga do të debutojë në stolin e Crotones, në transfertën ndaj Sassuolos, ndërsa pritet që të luajë nga fillimi edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti. Nga ana tjetër, Benevento e Gjimshitit dhe Memushajt, pasi mori pikën e parë në kampionat ndaj Milanit, falë golit të portierit Brignoli, sot do të udhëtojë në Friuli, për t’u ndeshur me Udinesen.

Në mbrëmje, Gattuso do të debutojë si trajner në “San Siro” dhe do të kërkojë fitoren e parë në krye të Milanit. Kuqezinjtë janë në një moment vërtetë kritik, pasi ndodhen shumë larg zonës Champions dhe po komplikojnë edhe arritjen e një vendi në Europa League, ndërsa Gattuso ka bërë thirrje për përqendrim dhe angazhim maksimal, në kërkim të 3-pikëshit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency