Napoli, “presion” për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë
Napoli vazhdon të bëjë “presion” për sulmuesin e Genoas, Christian Kouame. Drejtuesit e klubit të kaltër synojnë blerjen e futbollistit në merkaton e janarit dhe më pas ta lënë të huazuar pikërisht te Genoa deri në fund të sezonit. 21-vjeçari këtë sezon ka arritur të shënojë katër gola me fanellën e klubit nga Liguria, ndërsa vlera e tij llogaritet rreth 20 milionë euro. Edhe më parë Napoli kishte shfaqur interes për lojtarin nga Bregu i Fildishtë, por Genoa nuk ka pranuar të negociojë.



