Napoli refuzon 160 milionë euro për dy “xhevahirët” e skuadrës
Allan dhe Koulibaly nuk do të largohen nga Napoli, të paktën për momentin. PSG ishte vënë në ndjekje të dyshes së klubit jugor, por mesa duket pavarësisht shumës që ishte ofruar, që mendohet të ketë qenë rrett 160 milionë euro për të arritur akordin, Napoli nuk joshur aspak.
Sidoqoftë, të paktën për momentin kampionët e Francës duket se nuk ndërmend të vazhdojnë me bisedimet, por e sigurt është që në verë parizienët do të rikthehen sërish të trokasin në dyert e Napolit dhe pritet që përpjekjet e francezëve për të bindur drejtuesit e klubit jugor të jenë akoma edhe më të mëdha.
Sipas mediave italaine, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis përpara një shumë të tillë duket se ka qenë gati të thotë po, por pas një konsulte me Carlo Ancelotin, ka ndërruar mendim.
Sidoqftë nëse për Koulibaly numri një i të kaltërve bashkë me trajnerin janë të vendosur që nuk largohet nga skuadra, situatë krejt tjetër ofrohet për Allan, për të cilin duket se janë gati që në verë të ulen dhe të bisedojnë.
Të paktë deri në fund të sezonit, Koulibaly dhe Allan qëndrojnë tek Napoli, ndërsa në verë PSG do të hidhet sërish në sulm, ku sigurisht dëshira është që t’i transferojë të dy lojtarët.



