Merkato

Napoli rrit ofertën, Lozano më pranë

Talenti i PSV Eindhoven, Hirving Lozano duket se është shumë pranë kalimit në Serie A te Napoli. Kështu shkruajnë mediat italiane, duke iu referuar deklaratës së agjentit të futbollistit meksikan, Mino Raiola i cili është shprehur se ka një akord më të kaltërit për kalimin e 23-vjeçarit në Itali verën e ardhshme. Megjithatë për kalimin e sulmuesit te Napoli nuk është mbyllur ende, pasi të kaltrit tashmë duhet të arrijnë akordin me PSV-në, e cila kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është 6 milionë euro, pasi italianët ofrojnë 34 milionë euro për Lozanon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency