Nasri drejt rikthimit, Evertoni e ka në plane
Samir Nasri vijon të qëndrojë larg fushave të futbollit, pasi u pezulluar për disa muaj nga FIFA, për përdorim të substancave të ndaluara, dënim që i përfundon në fund të muajit Dhjetor.
Rregullorja e lejon mesfushorin që vetëm një muaj para përfundimit të dënimit, të mund të rikthehet të stërvitet me një skuadër, ndërsa janë anglezët e Evertonit, ata që po mendojnë seriozisht afrimin e francezit.
Plani i skuadrës nga Liverpooli është që të afrojnë 31-vjeçarin për stërvitje dhe gjatë një muaji të shohin formën e tij, për të vendosur më pas, nëse do t’i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare, apo jo.
Kujtojmë që Nasri është një njohës mjaft i mirë i Premier Leagues, pasi ka luajtur për disa sezone si protagonist me skuadra si Arsenal dhe Manchester City, ndërsa edhe vetë francezi do të mirëpriste një kalim te Evertoni.



