Nations League/ Franca harron të fitojë dhe e shpëton Mbappe, triumf i Kroacisë (VIDEO)
Kur kanë luajtur tre ndeshje në këtë edicion të Nations League, Franca ende nuk ia ka dalë të fitojë një prej tyre. “Gjelat” kanë humbur një dhe kanë barazuar dy, teksa në barazim e mbyllën edhe në transfertë ndaj Austrisë.
Madje, kampionët në fuqi të Botës edhe mund ta humbnin sfidën pasi kaluan në disavantazh në minutën e 37 të pjesës së parë pas një goli të Weimann që përmbylli një aksion të bukur nga të tijtë. Gjithsesi, në fraksionin e dytë, u aktivizua edhe Kylian Mbappe me sulmuesin që shpëtoi skuadrën dhe në minutën e 83 gjeti golin e barazimit.
Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim rezultati me Francën që mbetet e fundit me vetëm dy pikë në Grupin 1 në Ligën A, ndërsa nga ana tjetër Austria mban vendin e dytë me katër pikë. Ndërkohë, po në këtë grup, Kroacia fitoi në transfertë ndaj Danimarkës me rezultatin 0-1 falë një goli të Pasalic në minutën e 69.
Rezultatet e mbrëmjes:
Liga A, Grupi 1:
Austri-Francë 1-1
Danimarkë-Kroaci 0-1
Liga B, Grupi 2:
Shqipëri-Izrael 1-2
Liga C, Grupi 3:
Azerbaixhan-Sllovaki 0-1
Bjellorusi-Kazakistan 1-1
Liga D, Grupi 1:
Moldavi-Letoni 2-4
Andorra-Liechtestein 2-1



