Nations League/ Italia merr kryesimin e grupit, Anglia i “falet” VAR në ndeshjen ndaj Gjermanisë (VIDEO)
Në Grupin 3 të Ligës A së Nations League, Italia fitoi ndaj Hungarisë me rezultatin 2-1. Pas barazimit me Gjermaninë, të kaltrit rikthehen te tre pikët dhe shkojnë në kuotën e katër pikëve dhe marrin kryesimin e grupit. Sa i takon kronikës së ndeshjes, Italia zhbllokoi shifrat falë një perle të Nicolo Barrelas. Mesfushori i Inter mori një pasim nga Spinazzola në minutën e 30-të dhe me një goditje preçize në hyrje të zonës dërgoi në festë të tijtë.
Ndërkohë, në pjesën e parë kishte kohë edhe për një tjetër gol të italianëve këtë herë me anë të Pellegrinit i cili shfrytëzoi më së miri një asist të Politanos. Gjithsesi, në fraksionin e dytë, Hungaria tregoi një tjetër lojë dhe tentoi t’i bënte dëm të besuarve të trajnerit Roberto Mancinit teksa gjetën edhe golin.
Më saktë ishte një autogol pasi mbrojtësi i Romës devijoi topin gabimisht topin në portën e tij. Gjithsesi, ky gol vleu sa për statistikë pasi në fund, Italia ia doli të ruante avantazhin dhe mori fitoren me rezultatin përfundimtar 2-1.
Liga B, Grupi 3:
Itali-Hungari 2-1
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, atë mes Gjermanisë dhe Anglisë nuk pati fitues dhe sfida e luajtur në Allianz Stadium u mbyll me shifrat 1-1. Në pjesën e parë veçohet një rast i Hofmann teksa lojtarit të Gjermanisë iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Ndërkohë, fraksioni i dytë pati më shumë “xixa” dhe loja u ndez pasi “pancerat” shënuan me anë të Hofmann që shfrytëzoi një asist të Kimmich.
Britanikët provuan të reagonin mirëpo portieri Nojer ishte në një mbrëmje të mirë dhe ia mohoi disa herë golin miqve, megjithatë në fund, Anglia pati edhe ndihmën e VAR teksa Kane fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë u paraqit vetë sulmuesi i Tottenham që u tregua i saktë ndërsa pas këtij barazimi, Gjermani shkon në kuotën e dy pikëve në grup, ndërsa Anglia mbetet e fundit me një pikë. Kujtojmë se grupin e udhëheq Italia me katër pikë dhe pas tyre vjen Hungaria me tre pikë.
Gjermani-Angli 1-1
Rezultatet e mbrëmjes:
Liga B, Grupi 3:
Finland-Mali i Zi 2-0
Bosnje-Herzegovinë-Rumani 1-0
Liga C, Grupi 1:
Ishujt Faroe-Luksemburg 0-1
Lituani-Turqi 0-6



