Merkato

Navas duhet t’ia lërё vendin Donnarummës, ja destinacioni i mundshëm

Afrimi i Gianluigi Donnarummës te Paris Saint Gemanin duket se ka tronditur pozitat e Keylor Navasit, i cili sipas mediave spanjolle do t’ia lërë vendin e titullarit pikërisht italianit, kampion Europe. 34-vjeçari ka bërë shumë mirë te francezët, por mosha e tij e çon drejt një largimi nga kryeqyteti francez.

Për futbollistin nga Costa Rica është vënë në lëvizje Newcastle, që me pronarët e rinj arabë do të synojë të afrojë në ekip shumë lojtarë me përvojë. Por Navas nuk është i vetmi lojtar i Paris Saitn Germain, që po monitorohet nga anglezët, të cilët që gjatë merkatos së janarit do të synojnë edhe argjentinasin Mauro Icardi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency