Basketboll

NBA, Antetokounmpo magjik, Milwaukee barazon 3-3 serinë ndaj Boston

Milwaukee Bucks nuk dorëzohet. Skuadra nga Wisconsin fiton ndeshjen e 6-të ndaj skuadrës më të titulluar të NBA, Boston dhe e bën akoma më emocionuese serinë play-off mes tyre. Tashmë gjithçka do të vendoset në sfidën e 7-të që do të zhvillohet në Boston për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar në ruandin tjetër. Në Bradley Center, greku Giannis Antetokounmpo mori edhe njëherë tjetër për dore Milwaukee-in duke koleksionuar 31 pikë 4 asiste dhe 14 rebound në suksesin 97-86 të Bucks. Mungesa e Kyrie Irving tashmë po fillon të ndihet te Boston Celtics që rrezikon seriozisht të eliminohet që në raundin e parë të play-offit. Perioda e dytë ishte që vendosi fatet e ndeshjes pasi në këtë 12-minutësh vendasit e Bucks realizuan 11 pikë më shumë se Celtics, pikë që bënë diferencën në fund. 22 pikët e Jason Tatum, 16 të Rozier dhe 14 të Broën ishin të pamjaftueshme për Bostonin që në këtë përballje vuajti formën jo shumë të mirë që shfaqi porto-rikani Al Horford. Tashmë 17-herë kampionët e NBA shpresojnë shumë te mbështetja e tifozëve të tyre për të mposhtur Milwaukee në sfidën e 7-të që do të zhvillohet në TD Garden, që do të vulosë edhe çështjen e kualifikimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency