Basketboll

NBA, Curry fenomenal, 39 pikë në fitoren ndaj Brooklyn Nets

Stephen Curry ishte thjesht fenomenal në fitoren e Golden State Warriors 111 – 118 ndaj Brooklyn Nets. “Ylli” i kampionëve në fuqi të NBA shënoi plot 39 pikë, dha 7 asist dhe kontrolloi 11 topa nën tabelë në thuasje 33 minuta lojë, për t’i dhuruar suksesin e 14-të skuadrës së tij, që i bashkangjitet Houston Rockets në krye të Konferencës së Perëndimit. Në “Barclays Center” Warriors krijuan një shkëputje prej 26 pikësh në fillim të periodës së tretë, e mjaftueshme për t’u kthyer me fitore nga New Yorku, pasi në periodën e fundit vendasit, të udhëhequr nga Grabbe, vetëm sa arritën ta ngushtonin në 7 pikë diferencën në sekondat e fundit.

Minnesota Timberwolves u ndal në shtëpi 97 – 100 nga Detroit Pistons. Pavarësisht formës së mirë që shfaqën  Buttler dhe Wiggins, me 26 dhe 24 pikë, Pistons falë lojës kolektive u treguan më të saktë në minutat e fundit, duke fituar me 3 pikë diferencë. Drummond rezultoi më i mirë në radhët e Detroit me 20 pikë, 4 asist dhe plot 16 rikperime.

Frymëmarrje për Phoenix Suns, që siguroi fitoren e dytë radhasi, duke mposhtur 113 – 105 Chicago Bulls. Skuadra nga Arizona u bazua te forma e Warren që e mbylli takimin me 27 pikë. Për Bulls-at kjo ishte humbja e 11-të sezonale, që i mban në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes.

Reagoi pas dy disfatave radhazi Los Angeles Lakers, që iu imponua 127 – 109 Denver Nuggets. Dyshja Randle-Lopez, me 45 pikë në total, tërhoqi kalifornianët drejt suksesit të 7-të sezonal në 17 takime të luajtura gjithsej. Ndërkohë Miami Heat u mund të Florida 95 – 120 nga Indiana Pacers, ndërsa Toronto Raptors fitoi 100 – 91 me Washington Wizards.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency