NBA/ Fitojnë Cleveland dhe Golden State, Atlanta humb sërish
Kthehet Kevin Durant dhe Golden State Warriors fiton sërish, duke mposhtur Philadelphian me rezultatin 135-114 dhe duke regjistruar fitoren e 6 radhazi, në shtëpi.
I rikthyeri Durant realizoi 29 pikë në këtë përballje, ndërsa te Philadeplphia, më tepër realizoi Radick, me 17 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë rezultat.
Edhe Cleveland kaloi pa probleme Dallasin, duke e mposhtur me rezultatin 111-104, në një takim ku shënuesi kryesor ishte Love, me 29 pikë.
Atlanta pësoi humbjen e 11 sezonale, teksa këtë herë u mposht në shtëpi nga Washington, me rezultatin 94-113, ndërsa italiani Belinelli nuk ndihmoi dot skuadrën e tij, pavarësisht 15 pikëve të shënuara.
Vihet re se Los Angeles Clippers nuk di më të fitojë që pas largimit të Gallinarit, teksa këtë herë është mposhtur me rezultatin 103-111, nga New Orleans Peicans.



