NBA, fitojnë Raptors e Thunder, derbi i Kalifornisë për Clippers
Toronto Raptors e nis me fitore sezonin e ri në NBA. Skluada kanadeze kaloi pa shumë vështirësi 117 – 100 Chicago Bulls, që qëndroi në avantazh vetëm për pak sekonda, pasi realizoi koshin e parë. Raptors të udhëhequr nga lituanezi Valanciunas dhe amerikani Miles, që realizuan respektivisht 23 dhe 22 pikë, dominuan gjatë gjithë ndeshjes mbi parketin e “Air Canada Centre”, duke triumfuar në fund me 17 pikë diferencë. Madje që në periodën e dytë Raptors u shkëputun plus 29 pikë, për ta manaxhuar me kujdes fitoren.
Letoni Pozingis nuk i mjaftoi New York Knicks për të shmangur humbjen në “Chesapeake Energy Arena” ndaj Oklahoma City Thunder. 105-84 për Thunder u mbyll kjo ndeshje, ku për vendasit spikatën Paul George dhe Carmelo Anthony me 28 dhe 22 pikë secili. Knicks mundën të rezistonin deri në fillim të periodës së dytë, teksa në fund të pjesës së parë Thunder u shkëputën plus 20 pikë, duke e bërë të pamundur kthimin e rezultatit për miqtë.
Derbi i Kalifornisë mes Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers u mbyll me fitoren 92 – 108 të skuadrës që drejtohet nga Doc Rivers e që kishte në përbërje edhe “yllin” e mbrëmjes, Blake Griffin, i cili spikati me plot 29 pikë.



