Basketboll

NBA, Harden i magjishëm, Lakers vazhdojnë të humbasin!

Ishin plot 7 sfidat në mbrëmjen e NBA, ku emocionet dhe spektakli nuk munguan edhe pse sezoni i rregullt po shkon drejt fundit dhe shumë dilema janë zgjidhur. Giannis Antetokounmpo është rikthyer të luajë dhe ka shënuar 27 pikë në fitoren e Milwaukee Bucks kundër Miami Heat, në një takim që u mbyll me rezultatin 116-87. Një ndeshje që nisi e barabartë, por nga perioda e dytë dhe më pas u kontrollua nga Bucks. Denver Nuggets ka bërë detyrën kundër New York Knicks, duke fituar në transfertë me rezultatin 111-93 . Nikola Jokic ishte ai që spikati, me 21 pikë të shënuara, 5 asiste dhe 17 topa të rikuperuar.

Toronto Raptors-Oklahoma City Thunder ishte një nga ndeshjet më interesante dhe përfundoi 109-116. Kawhi Leonard (37 pikë, 4 asiste, 6 rikuperime) dhe Pascal Siakam (25 pikë, 2 asiste, 5 rikuperime) bënë një ndeshje të mirë për kanadezët, për Russell westbrook (18 pikë, 13 asiste, 12 rikuperime), Paul George (28 pikë, 5 asiste, 6 rikuperime) dhe Dennis Schroder (26 pikë, 7 asiste, 6 rikuperime) ishin më lart dhe i thanë fitoren miqve.

James Harden vendos rekordin personal të pikëve, pasi shënoi 61 pikë në fitoren që Houston Rockets regjistroi kundër San Antonio Spurs me shifrat 111-105. Teksanët u dorëzuan para madhështisë së Harden me mjekëroshin që vazhdon të shkëlqejë dhe është kandidati kryesor për t’u shpallur MVP-ja i sezonit të rregullt. Los Angeles Lakers i ka bërë udhë humbjet tashmë teksa këtë herë janë mposhtur nga Brooklyn Nets me rezultatin 106-111. LeBron James (25 pikë, 14 asiste, 9 rikuperime) dhe JaVale McGee  me 33 pikë dhe 20 rebound nuk e evituan dot humbjen e Lakers.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency