Basketboll

NBA, Houston fiton superduelin me Boston, Lakers surprizojnë San Antonion

Vjen edhe fitorja e 15-të rresht. Houston Rockets nuk njeh më limite në këtë sezon të NBA. Skuadra teksane ruajti kreun në Konferencën e Perëndimit falë suksesit të ngushtë me shifrat 123-120 ndaj Boston Celtics. As 17-herë kampionët e NBA-së nuk arritën të prishin ecurinë perfekte të James Harden me shokë, me Houstonin që konfirmohet se e ka stofin për të rivalizuar me Golden State Warriors në garën për titull. Eric Gordon me 29 pikë, James Harden me 26 pikë, 10 asiste dhe 7 rebound si dhe Trevor Ariza me 21 pikë ishin tre basketbollistët që udhëhoqën formacionin e trajnerit Mark D’Antoni drejt suksesit të 49-të sezonal. Krejtësisht në hije Kyrie Irving te Bostoni me yllin e Celtics që realizoi vetëm 18 pikë. Los Angeles Lakers ëndërron me dyshen Julius Randle-Isaiah Thomas. Kalifornianët realizuan një tjetër surprizë të bukur pasi triumfuan në AT&T Center të Teksasit përballë San Antonio Spurs me rezultatin 116-112. Kjo ishte fitorja e 5-të radhazi dhe e 28-ta sezonale për skuadrën e trajnerit Luke Walton me Lakers-at që kanë ende shpresa për të kapur vendin e 8-të në Perëndim që do t’i kualifikonte në play-off në fund të sezonit të rregullt.  Në krizë totale San Antonio me Spurs-at që pësuan humbjen e 8-të në 10 sfidat e fundit. 25 pikët e Julius Randle më miri mbi parket për Lakers dhe 21 të blerjes më të re Isaiah Thomas, bënë të pavfleshme edhe paraqitjen pozitive të ishit të madh të sfidës veteranit Pau Gasol i cili e mbylli ndeshjen me 19 pikë me 19 pikë, 8 asiste dhe 10 rebound. Rusell Westbrook nuk mjafton për Oklahoma City Thunder. Skuadra e trajnerit Billy Donovan pësoi humbjen e 5-t radhazi në përballjet direkte me Portland Trail Blazzers që në Moda Center u imponua me shifrat 108-100. Të pamfjtueshme 30 pikët e yllit Westbrook për miqtë ndërkohë që te vendasit shkëlqeu McCollum autori i 28 pikëve. Zhgënjen Cleveland Cavaliers. Skuadra nga Ohio u mposht në shtëpi nga Denver Nuggets me rezultatin 117-126 në një ndeshje ku Harris realizoi 32 pikë për formacioni nga Colorado, ndërkohë që pavarsisht se LeBron James koleksionoi shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës teksa e mbylli ndeshjen me 25 pikë 15 asiste dhe 10 rebound, Cleveland nuk arriti të evitonte dot humbjen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency