NBA, Lakers ndalin Pistons, fitojnë Pacers, Suns dhe Thunder
Los Angeles Lakers prish serinë e fitoreve të Detroit Pistons në “Staples Center”. Skuadra kaliforniane triumfoi 113 – 93 para publikut të saj, duke marrë fitoten e tretë në shtatë ndeshje gjithsej. Në fakt, në radhët e Lakers pikëshënuesi më i mirë rezultoi Randle me vetëm 17 pikë, por skuadra që drejtohet nga Walton ishte më efikase në lojën në grup, duke e mbyllur sfidën me 20 pikë diferencë.
Shënoi suksesin e katërt sezonal Indiana Pacers, që iu imponua 101 – 83 Sacramento Kings. Në “Bankers Life Fieldhouse” u zhvillua një lojë shumë e kujdeshshme, aq sa stattistikat më të mirë i patën Fox dhe Bogdanovic të Kings, me 18 dhe 17 pikë secili.
Rikthehet te fitorja Phoenix Suns, që shpërtheu 114 – 122 në parketin e Brooklyn Nets. Për vendasit spikati Russell me 33 pikë, 4 asist dhe 6 rikuperime, por nga radhët e Phoenix u kundërpërgjigj Booker me 32 pikë, 4 asist dhe 7 topa nën tabelë.
Në takimin mes Milwaukee Bucks dhe Oklahoma City Thunder Antetokounmpo nuk pati rivalë për statistikat më të mira, pasi shënoi 28 pikë, asistoi shokët 3 herë si dhe rikuoperoi 8 topa, por kjo paraqitje nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, me rezultatin përfundimtar që u fiksua në shifrat 91 – 110 për Thunder.



